Lajme

PVD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet për Këshill Nacional (Video)

Partia për Veprim Demokratik pas mbledhjes që ka mbajtur me kryesinë e sajë ka vendosur që t’i thotë PO zgjedhjeve për Këshill Nacional…

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani me konfirmimin e pjesëmarrjes në këto zgjedhje u intervistua nga televizioni Aldi duke folur në detaje rrethë pjesëmarrjes së PVD-së në zgjedhjet për Këshill Nacional të cilat do të mbahen më 4 nëntor.

Në mbledhjen e fundit që kemi pasur kryesia e PVD-së dhe pas konsultave që kemi pasur me nëndegët tona në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe përkundër asaj që po llogaritet pakica shqiptare prej 5800 banorë ne duhet të angazhohemi më shumë duke i ftuar qytetarët që të marrin masovikisht pjesë në zgjedhje për Këshill Nacional duke hedhur poshtë vendimin e Qeverisë, kështu u shpreh kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani.

Pamvarësisht se si do të shkojnë proçeset implementimi i një marrëveshje normalisht që kërkon kohë dhe përkushtim duke i’u referuar pjesës finale të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për këtë arsyje znj.Sinani tha ne nuk duhet të bojkotojmë zgjedhjet për Këshill Nacional, duhet të përfshihemi në të gjitha institucionet pamvarësisht se si do të shkojë proçesi ne duhet të vazhdojmë punën çdo moment.

PVD ka përfunduar ciklin zgjedhorë ku dhe kuvendin e përgjithshëm për kryetar të partisë do ta mbajnë më 6 tetor.

Related Articles

Back to top button