Lajme

“Pas marrëveshjes, Kosova do të njihet nga Serbia dhe e gjithë bota”

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka numëruar përfitimet e mundshme të Kosovës nga arritja e marrëveshjes me Serbinë, duke theksuar se shtetësia e Kosovës do të njihet globalisht.

“Përparësitë e marrëveshjes Kosovë-Serbi për Kosovën janë këto: Nëse arrihet, do të jetë proces paqësor. Përparësia e Kosovës do të jetë se jo vetëm që do të njihet nga Serbia, por automatikisht do të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së”- ka thënë ai në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Pastaj do të hapet rruga e sigurt për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian. Gjithashtu, do të hiqet vetoja ruse dhe Kosova do ta fitojë një njohje globale”- tha me tej Thaci.

Sipas kreut të shtetit, për BE-në dhe NATO-n është e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të merren vesh, ndërkaq sa i përket dialogut, ai e sheh si diçka të papranueshme nëse Kosova del e dështuar në negociata dhe dialog me Serbinë.

“Kosovës në asnjë rrethanë nuk guxon t’i mbetet përgjegjësia e dështimit të dialogut dhe negociatave”- tha ai.

Ai ripërsëriti se me asnjë çmim nuk do të lejojë autonomi, shkëmbim territoresh apo ndarje të Kosovës në kuadër të marrëveshjes me Serbinë.

Related Articles

Back to top button