Lajme

Liburn Aliu në protestë: Lugina e Preshevës ka qëndrime të qarta karshi Kosovës

Liburn Aliu nga lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar kundër idesë për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ai ka thënë se nuk mund ti besohet presidentit, Hashim Thaçi.

“Përfaqësuesit politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë qëndrime të qarta karshi Kosovës. Ata kërkojnë bashkimin me Kosovës. Por pas tërë kësaj a mund t’i besohet presidentit që i mashtroj ata dhe neve vazhdimisht”, ka thënë Aliu.

“Në kemi kërkuar që te ketë një marrëveshje konkrete midis presidentit Thaçi dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës. Dhe tani ai na pyet a dëshirojmë Bosnjën apo ndarjen. E ne i themi asnjërën”.

Related Articles

Back to top button