Lëshohet në përdorim rampa automatike në fshatin Raincë
Rampa Automatike në fshatin Raincë është lëshuar në përdorim.
Banorët e fshatit Raincë por edhe vendbanimeve tjera të komunës sonë, gjatë tërë kohës iu kanë ekspozuar rrezikut, me rastin e kalimit mbi hekurudhë, përgjatë rrugëve që shpiejnë në drejtim të xhadës së vjetër.
Në mungesë të rampës automatike, kanë pësuar shumë herë kalimtarët e rastit, duke marrë dhe jetë njerëzish, ku kanë pësuar me fatalitet më shumë se 20 viktima.
Me rastin e rekonstruimit të hekurudhës nga komuna e Bujanocit deri në Stacionin hekurudhor në fshatin Bukuroc, nuk është përfshirë edhe vendosja e rampës, përkundër rritjes së shpejtësisë së qarkullimit të trenave deri në 95 km/h.
Kërkesën nga Komuna e Preshevës e ka aprovuar Hekurudha e Serbisë dhe i ka përfunduar punimet, me ç’rast është lëshuar në përdorim rampa automatike në këtë fshat.
Banorët e fshatit Raincë thonë se me vendosjen e rampës do të rritet niveli i sigurisë i banorëve të Preshevës dhe Bujanocit, që e frekuentojnë këtë aks rrugorë, që lidhë vebdbanimet e këtyre dy komunave.
Vlera e projektit kapë shumën mbi 200,000 euro.