Lajme

Asfaltohet rruga qarkore në fshatin Zhunicë

Asfaltohet rruga qarkore në fshatin Zhunicë

Ka filluar asfaltimi i rrugës qarkore rreth parkut dhe shkollës së fshatit Zhunicë, në drejtim të rrethrrotullimit në dalje të fshatit.

Gjatësia e pergjithëshme e rrugës është mbi 800 m, kurse në këtë fazë po realizohen 520 m, me gjerësi 5 m.

Tashmë është hartuar projekt-dokumentacioni teknik për këtë rrugë.

Ky projekt realizohet në kuadër të planit investiv, ndërsa për vitin tjetër pritet të vazhdohet asfaltimi i kësaj rruge deri tek rrethërrotullimi në dalje të fshatit, që do të kompletoj infrasrrukturën rrugore brenda fshatit Zhunicë.

Poashtu, përmes projektit do të sigurohet edhe një alternativë shtesë për qarkullimin e qytetarëve të vendbanimeve përreth.

Related Articles

Back to top button