Lajme

Banorët e Tërnavës në telashe nga pluhuri që po e shkakton gurëthyesi (Foto)

Banorët e fshatit Tërrnavë mahalla e dushkajve dhe jakajve thonë se janë në hall nga pluhuri që krijohet nga gurëthyesi dhe nga mjetet e rënda që kalojnë.

Thonë se asnjëherë nuk mund t’i hapin dritaret, ndërsa problem e kanë që ta mbajnë edhe shtëpinë pastër. Këtë gjendje thonë se e kanë qe disa vjet, ndërkohë që asnjëherë nuk është ndërmarrë dicka të gjindet ndonjë zgjidhje, shkruan Presheva.AL

Edhe pse rruga është e asfaltuar, ajo është dëmtuar shumë.

“Pengesa kemi shumë nga pluhuri, zhurmë pandërprerë, pluhur që verë-dimër unë e kam shtëpinë afër rrugës po duhet tanë kohën me i mbajt dritaret mbyllun.”, ka thënë një banorë për Presheva.AL i cili ka dërguar edhe fotot.

Në oborr nuk mundemi me dalë prej pluhurit. Transport shumë i rëndë kalon këtu. Kjo gjendje e rrugës është shumë kohë.

Related Articles

Back to top button