Rrahja brutale e shqiptarëve në Novi Sad, vije reagimi i Shqiprim Arifit
Kryetari i Komunes se Presheves ka reaguar ashpër për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Arifi ka kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe t’i vendosin para drejtësisë.
I pari i komunës ka thënë nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook se Serbia duhet të marrë masa adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.
Reagimi i plotë i Shqiprim Arifit:
Rrahja e dy të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbisë. Gjithashtu na shqetëson tejëmase informatat se të rinjët shqiptarë janë rrahur për shkak se paskan folur në gjuhën e tyre amtare shqipe.
I bëj thirrje organeve përkatëse shtetërore të hetohet rasti menjëherë, të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mirren masat adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.
Ndërkohë ftoj organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të analizojn rastin dhe të trajtohen me prioritet shkeljet e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Republikën e Serbisë. Është e drejtë elementare e mbrojtur me konventa ndërkombëtare që minoritetet gjegjësisht shqiptarët të flasin gjuhën e tyre amtare pa pasoja fizike anekënd botës e veçanërisht në Republikën ku jetojm.
Shqiprim Arifi
Kryetar i Komunës së Preshevës,
Preshevë, 08.10.2018