Lajme

Arrestohen serbët që sulmuan dy shqiptarë në Novi Sad

Nebojsha Stefanoviq Ministri i Brendshëm serb  tha se policia e Novi Sad-it ka arritur ta zbardhe rastin e sulmit ndaj dy të rinjve shqiptarë të cilët ishin rrahur brutalisht në rrugën Futoshka dhe janë arrestuar katër persona në lidhje me këtë.

“Policia pas disa orë intensive të hetimeve ka identifikuar të gjithë sulmuesit të cilët kanë rrahur dy të rinj shqiptar dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale.

U gjetën dhe veshjet, të cilat të dyshuarit i kanë përdorur të dielën në mëngjes gjatë sulmit, e cila është e rëndësishme për vazhdimin e hetimit”, tha Stefanoviq.

Related Articles

Back to top button