Lajme

Berlini i ofron 1,6 miliardë euro shteteve federale që presin refugjatët

Kabineti i kancelares gjermane, Angela Merkel pranoi sot të mbështesë përpjekjen e 16 shteteve federale për t’u përballur me një fluks refugjatësh në rritje, duke dhënë 1,6 miliardë euro për vitin e ardhshëm.

“Çdo shtet do të marrë një total prej 670 eurosh në muaj për azilkërkues, por do të marrë gjithashtu një pagesë unike prej 670 eurosh për çdo azilkërkues të refuzuar”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

Qeveria do të paguajë gjithashtu një shumë totale prej 2,4 miliardë eurosh shteteve që do të përpiqen të integrojnë migrantët.

Related Articles

Back to top button