Ky që po pretendon ta bashkojë Luginën shpenzon 7 mijë euro për 88 shishe verë
Së paku 88 shishe verë janë paguar nga ish Kryeministri Hashim Thaçi, me para të taksapaguesve, në dreka e darka zyrtare brenda 20 muaj qeverisje të tij.
Një pjesë e pranishme e verave janë vera e shtrenjta italiane.
Për 88 shishet verë të hapura në vitet 2011-2012, periudhë për të cilën Kallxo.com i ka siguruar faturat e shpenzimeve – buxheti i shtetit ka paguar reth 6,600 euro.
Më e preferuara e kryeministrit të asaj kohe ishte vera italiane ‘Amarone’.
Në faturat e llogaritura del se Thaçi ka paguar 79 vera të tilla të cila variojnë nga 60 deri në 90 euro për shishe.
Thaçi ka paguar edhe për një verë ‘Chianti’ në vlerë 17 euro, 1 verë ‘Marco tervigiano pinot’ 40 euro, 1 ‘Barolo’ 70 euro, 1 ‘Barbaresko’ 100 euro, 1 verë speciale 60 euro.
Në shpenzimet për verëra nuk janë llogaritur verërat të cilat janë shpenzuar jashtë vendit dhe disa verëra vendore të shpenzuara në një koktej me shumë të ftuar.