Lajme

Kanë filluar punimet për rritjen e sasisë së ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë

Kanë filluar punimet për rritjen e sasisë së ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë

Në afërsi të shpellës së Ilincës kanë filluar punët në rregullimin e kaptazhës për sigurimin e sasisë shtesë së ujit të pijshëm për nevoja të fshatit Rahovicë.

Me qenë se banorët e fshatit Rahovicë ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, sidomos gjatë sezonit veror, qytetari Nagip Bektashi ka vënë në dispozicion burimin e ujit që gjendet në parcelën e tij për kaptimin e ujit dhe bashkangjitjen e kësaj sasie në rrjetin ekzistues.

Përveç këtyre punëve, në kuadër të projektit parashihet dhe montimi i sistemit të klorifikimit të ujit të pijshëm në rezervuarin e fshatit Rahovicë, pasi deri më tani nuk është bërë klorifikimi i ujit të pijshëm.

Gjithashtu përmes vendosjes së ventilave në rrjetin shpërndarës të ujësjellësit, do të bëhet zonimi i rrjetit të distribuimit, me qëllim të sigurimit ptoporcional të ujit të pijshëm nga ana e qytetarëve të fshatit Rahovicë.

Përmes këtij projekti do të shtohet sasia e ujit për një furnizim më të mirë, si dhe do të bëhet klorifikimi i ujit të pijshëm, në mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve të fshatit Rahovicë.

Thuhet që “dhurimi i ujit nënkupton dhurim të jetës”, andaj me këtë rast komuna e Preshevës falënderon pronarin e parcelës Nagip Bektashi për aktin e dhurimit të ujit bashkëfshatarëve të tij.

Punët në realizimin e këtij projekti do të realizohen nga Ndërmarrja Publike “Moravica”.

Related Articles

Back to top button