Lajme
Ministrja Mihajloviq: Kosova kurrë s’ka qenë e pavarur dhe as që do të jetë
Edhe Ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajloviq, i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott për deklaratën e djeshme të tij që Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran.
Ajo ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë dhe as që do të jetë e pavarur.
“Ndryshe prej SHBA-së si sponzorizues kryesor i pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj”, ka thënë Mihajloviq, raportojnë mediat serbe.
“Ajo që Serbia është duke provuar sot me presidentin Aleksandër Vuçiq është gjetja e një zgjidhje për Kosovën në mënyrë që të ruhet paqja në rajon çka do të ndikonte që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe”.