LajmeMagazina

K.Hasani nga Zhunica shembull Për Të Gjithë: Kthen Portofolin E Humbur Me 470 Euro!

Kadri Hasani nga fshati Zhunicë, komuna e Preshevës ka gjetur në portofol, ku përvec dokumentave personale ka pasë edhe 470 euro…
Ditë e shtunë, ditë tregu në Preshevë me datë 03 janar, kur Kadri Hasani kishte gjetur portofolin me 470 euro dhe të gjitha dokumentacionin e tij personal.
Kadriu, pa u hamendur fare, atë e ka dorëzuar në stacionin policor në Preshevë.
“Stacioni policor në Preshevë, me një deklaratë për medie, të dërguar edhe presheva.com-it, njofton qytetarët e Preshevës se me datë 03 janar, Kadri Hasani nga fshati Zhunicë, ka dorëzuar një portofol me një shumë prej 470 euro dhe dokumentacionin personal, të gjetur në tregun e qytetit, e cila i kishte humbur Qemal Jusufit nga Presheva”, thuhet në komunikatë të stacionit policor, të nënshkruar nga kryeshefi policor Avdi Bajrami.
Kryeshefi i stacioni policor në Preshevë, Avdi Bajrami, me këtë rast i faleminderohet qytetarit për këtë gjest të ndershëm dhe human, cka do të thotë se qytetarët tanë kanë kulturë sigurie dhe dëshiron që me këtë akt të nxit edhe të tjerët që të veprojnë në mënyrë të ngjajshme në raste të tilla.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button