Lajme

Të rinjtë në Preshevë më shumë frekuentojnë xhaminë për tu falur se sa për të mësuar (Video)

Shqipëtarët e komunës së Preshevës identifikohen me identitetin e tyre shqiptar musliman kjo duke u rekflektar në atë që jo vetëm të moshuarit por edhe të rinjtë frekuentojnë xhamitë në masë të madhe.

Koha më e vështirë në të cilën predikuesit e fesë islame predikonin fenë dhe rregullat e saj në rrethana dhe kushte jo të favorshme ishte koha e komunizimit mirëpo në saje të mundit dhe angazhimit është arritur që feja islame të vazhdojë traditën e saj deri në ditët e sotme duke i’a trashëguar këtë besim edhe të rinjëve tanë.

Hf. Avni Ahmedi vazhdon traditën familjare të predikimit të fesë islame dhe mëson nxënësit në xhami në lidhje me rregullat e fesë, leximin e kuranit, lutjet mirëpo thotë që në të kaluarën kishte numër më të madh të të rinjëve të cilët mësonin në xhami dhe tani ky numër është zvogëluar.

Ndërsa sa i përket frekuentimit të xhamisë të rinjtë tanë vazhdojnë akoma të frekuentojnë xhaminë varësisht nga kohët siç është namazi i akshamit, ditëve të xhumasë, ditëve të shtuna.

Përkundër globalizmit dhe ndikimeve të shumta me të cilët përballen të rinjtë tanë duket që ata rrugën e tyre dhe prehjen e kanë gjetur pikërisht në shtëpinë e Zotit.

Related Articles

Back to top button