Klubi i Karatesë ”Lion” i suksesshëm në kampionatin e Çaçakut (Video)
Klubi Karatesë ‘’Lion’’ në Preshevë ishte pjesëmarrëse në kampionatin e gjysëm finales në qytetin e Çaçakut ku u kthye edhe me fitore.
Këta fëmijë janë Ambasador të Preshevës që përfaqësojnë vendin tonë nëpër vende të ndryshme me pjesëmarrjen e tyre në karate.
Klubi Karatesë ‘’Lion’’ në Preshevë ishte pjesëmarrëse në kampionatin e gjysëm finales në qytetin e Çaçakut ku u kthye edhe me fitore.
KK “Lion” u paraqit me 10 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 6 medalje: 1 të artë, 2 të argjendtë dhe 3 të bronztë.
Në konkurencën individuale medalje fituan:
1. Azra Zairi – e artë luftëra-36 kg
2. Teo Jusufi – i argjendtë luftëra-37kg
3. Shëndrit Veliu – i argjendtë luftëra -55 kg
4. Engjëll Veliu – i bronztë luftëra -38kg.
5. Petrit Aliu – i bronztë luftëra-30 kg
6. Emir Veliu – i bronztë kata .
Riad Ajeti kryetar i Klubit të Karatesë ”Lion” në Preshevë foli për suksesin që kanë arritur si klub në gjysëm finale i cili tha se jam i kënaqur me arritjen e fëmijëve, edhe përkundër vështirësive ne po arrijmë suksese të mira.
Edhe pjesëmarrësit e këtij kampionati të karatesë Azra Zairi, dhje Engjëll Veliu shprehen të kënaqur me suksesin që kanë arritur në këtë gjysëm finale dhe shpresojnë se do të korrin suksese edhe në finale.
Të gjithë fituest janë kualifikuar për në finale në Kampionatin e Karatesë së Serbisë i cili do të mbahet në Beograd më datë 27 dhe 28 të këtij muaji.