LajmeMagazina

Tregtarët Kinez Po Largohen Nga Serbia

Largimi i kinezëve pas Kosovës tyre po ndodhë edhe në Serbi, ku vlerësohet të ishte qendra e tyre në rajon.

Ata ankohen se ka pak blerje, dhe edhe ata pak që kanë ngelur në Beograd, zor se do të mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe gjatë vitit 2015.
Arsye thuhet të jetë gjendja e dobët ekonomike në Serbi, dhe rënia e interesimit te qytetarët për mallrat e tyre.
“Situata është përkeqësuar, dhe kështu në dy tre vitet e fundit, puna ka rënë shumë. Unë nuk e di se çfarë do të bëjmë. Disa nga kolegët tanë tanimë janë kthyer në Kinë, ndërsa ne ende vazhdojmë të shpresojmë për ditë më të mira”, raporton gazeta serbe Blic, te jetë shprehur Min Gong.
Edhe në qytetin e Preshevës, shitoret me mallra kineze deri tani po funksionojnë, edhe pse pronarët e tyre nuk janë edhe aq të kënaqur me shitjen e mallrave kineze kohëve të fundit.
Një shitëse, e cila punon në njërin nga dyqanet kineze, për presheva.com ka deklaruar se, qytetarët e Preshevës zakonisht blejnë më së shumti lodra për fëmijë, gjësende plastike dhe rrobe veshjeje. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button