PD hap fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, luftë institucionale për dukuritë negative
Lista Partia Demokratike- Dr. Nagip Arifi ka hapur fushatën në Tërnoc të komunës së Bujanocit për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor.
Kandidatati për kryetar, Sali Salihi shpalosi programin zgjedhor duke numëruar sfidat dhe problemet edhe aktivitetet me të cilat gjendja në arsim, kulturë, informim e përdorim të gjuhës dhe shkrimit shqip do të ndikonte në përmirësimin e tyre.
“Do të ngrisë cilësinë e arsimit, duke u angazhuar për sigurimin e teksteve shkollore, pajisjen e shkollave me mjete të sofitiskuara të punës”, tha mes tjerash Salihu.
Ndërsa kryetari i PD-së Nagip Arifi u shpreh se do të luftojë kundër dukurive negative në mënyrë institucionale.
Në këtë tubim elektoral u prezantuan edhe kandidatë tjerë nga kjo listë dhe kështu shënuan edhe zyrtarisht aktivitetin e programit promovues.