Lajme

APN fillon fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, arsyeja fëmijët (Video)

Alternativa për Ndryshim bënë hapjen e fushatës parazgjedhore

Para shumë të pranishmëve, sonte në Shtepinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë
është bërë hapja e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Arbër Pajaziti, bartës i listës së
Apn-së shpalosi programin e Apn-së, ku spjegoi katër fushat e këtij programi, ku theks të veçant zënë problemet me tekstet shkollore.

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi spjegoi arsyet pse Apn merrë pjesë në këto gara, duke u zotuar se arsya e vetme për pjesmarrjen e Alternativës për Ndryshim në këto zgjedhje janë fëmijët tanë.

Në fund kryetari Arifi kërkoi nga të gjithë partitë politike një garë fair play, e cila është në të mirë të gjithë partive politike dhe të gjithë popullit preshevarë.

Para të pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë për KNSH me çfarë edhe përfundoi ngjarja e sotme.

Ditët në vijim, vazhdon fushata për këto zgjedhje, ku lidhur me fushatën u dërgua një apel për qetësi dhe dashuri gjatë fushatës zgjedhore si dhe ditën e zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button