Komisioni i krijuar për TVP-në sjell vendimin: Komuna nuk e ka obligim të financojë TVP-në (Video)
Seanca e Kuvendit Komunal ka filluar nga 14:00h, dhe pika e parë e rendit të ditës kishte të bënte me financimin e TVP-së
Kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu njëherit dhe kryetar i komisionit të krijuar për të shqyrtuar dhe për të marrë vendimin në lidhje me financimin e TVP-së, pas shqyrtimit të dokumentacioneve të cilat kanë pasur në dispozicion në bazë të këtyre provave kanë ardhur në përfundimin që:
Të gjitha paditë që janë bërë nga ana e punëtorëve të TVP-së drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, punëtorët nuk e kanë kontestuar statusin e TVP-së si institucon publik apo privat, mirëpo në të gjitha ankesat çështja ka qenë së kujt i takojnë aksionet e televizionit znj.Ardita Saqipi si aksionare e vetme apo edhe punëtorëve të tjerë, andaj në bazë të gjithë vlerësimeve dhe ligjeve është ardhur në përfundim që Komuna e Preshevës si institucion nuk e ka për obligim që të financojë TVP-në, mirëpo ajo është e lirë dhe ka të drejtë që të konkurojë në konkurset e shpallura nga ana e Komunës së Preshevës për subvencionimin e mediave si të gjitha mediat e tjera.