LajmeMagazina

Aksident i tmerrshëm në autostradën Prishtinë-Podujevë

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Podujevë, por fatmirësisht pa viktima.
Vetura e tipit Mercedes që po lëvizte në drejtim të Prishtinës, ka dalë nga rruga dhe ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës, e cila e ka depërtuar veturën tejpërtej, në veturë ishin katër persona në momentin e aksidentit, të cilët kanë marrë lëndime serioze dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, raporton “Infokusi”.
Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e rregulluar qarkullimin rrugor të rënduar si pasojë e aksidentit dhe kushteve të rënda atmosferike.
Një polic nga vendi i ngjarjes tha se ky është një aksident i tmerrshëm, por që mrekullisht katër pasagjerët në veturën Mercedes kanë shpëtuar vetëm me lëndime.
“Nga ky aksident i tmerrshëm, mrekullisht kanë shpëtuar të katër pasagjerët, por u apelojë të gjithë ngasësve të kenë kujdes dhe të respektojnë shpejtësinë, ngase jo të gjitha aksidentet mund të jenë kaq me fat sa ky i sontmi”, tha ai për.
Në vendin e ngjarjes ka kanë dalë edhe njësitë e zjarrëfikësve të cilat po punojnë për mënjanimin e veturës së aksidentuar nga anësoret që kanë depërtuar tejpërtej veturën.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button