Lajme

Zihni Kamberi emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit në NP Moravica

Në seancën e rregullt të kuvendit komunal në Preshevë u bë emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Ndërmarjes Publike Moravica, Zihni Kamberi.

Këshilltarët shumicë votuan edhe propozim vendimin mbi ndriçimin publik të komunës sonë.

Poashtu në orët e vona të mbrëmjes së seancës maratonike u propozua edhe akt vendimi mbi raportin për punën e Entit parashkollorë 8 Marsi për vitin 2017- 2018 dhe propozim vendimi mbi miratimin e planit vjetorë të Entit parashkollorë 8 Marsi për vitin punues 2018- 2019.

Gjatë punës së kuvendit janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës që kishin shumicën e këshilltarëve e që janë vlerësuar në interes të banorëve të vendit.

Related Articles

Back to top button