Lajme

Shqiprim Arifi: Rrugën te parku i fshatit dhe afër shkollës në Zhunicë ata që nuk e bënë me vite të tëra, e bëmë ne

Gjatë ditës së sotme Apn ka bërë vizitë në fshatin Zhunicë dhe në Bukurocë. Rrugën tek parku i fshatit dhe afër shkollës ata që nuk e bënë me vite të tëra, e bëmë ne.
Banorët e Zhunicës ndjehen krenar dhe falemnderues për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar. Gjithashtu pranova kërkesën dhe u dakorduam që rregullimin e ngrohjes ta bëjmë në shkollën e fshatit Zhunicë.

Nga Zhunica shkuam në fshatin Bukurocë ku më mirëpriten banorët e fshatit Bukurocë, së bashku shikuam projektet që i bëmë së bashku me këta banorë dhe ia prezantova punimet që do ti bëjmë shumë shpejt.

Në mbrëmje bashk me Arbër Pajazitin dhe strukturën e APN-së, në Tërrnocë prezantuam programin parazgjedhor për zgjedhjet e KNSH-së, banorët e këtij fshati do të mbështesin Alternativën në çdo garë politike, duke parë se Alternativë shqiptare tjetër nuk ka, dua ti falemnderoj përzemërsisht të gjithë përkrahësit e ndryshimit që ishin prezent dhe qe po i japin krahë ndryshimit.

Related Articles

Back to top button