“Ne asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten jugosllavë. Nuk e kemi dashur Tito`n”
Home Lajme Aktualitet
LajmeAktualitetPrishtinë
“Ne asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten jugosllavë. Nuk e kemi dashur Tito`n”
By Redaksia Lexo.al – 28.10.2018 04:48
Në një intervistë ekskluzive për gazetën kroate “Vecernji list” kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përpos temave aktuale politike dhe zhvillimeve rajonale ka folur edhe për jetën private duke kujtuar jetën në ish-Jugosllavinë Socialiste.
“Të ju them të drejtën familja jonë dhe Jugosllavia nuk i kemi pasur marrëdhëniet e mira, gjithmon kemi qenë në konflikt dhe kemi pas jetë me përndjekje dhe arrestime. Ne asnjëherë nuk e kemi ndjrë vetën jugosllavë por vetëm shqiptar. Nuk e kemi dashuur Tito`n” është shprehur Haradinaj i cili ka përmendur edhe një anëtar të familjesë Haradinaj i cili gjatë asaj kohe ka qëndruar totalisht i izoluar vet në qeli për 11 vite rradhazi në burgun e Pozharevcit.
Haradinaj ka folur edhe për preferencat futbollistike të asaj kohe dhe ka befasuar gazetarin kroat i cili duke ditur se shumica e shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste kanë qenë tifoz të Hajdukut të Splitit apo Dinamo`s së Zagrebit ka besuar se e njëjta vlen edhe për kryeministrin kosovar.
“Kur ka luajtur Vokrri për Partizanin atëhere kam bërë tifo me këtë ekip, por nuk është e vërtet se kam qenë aq i flakët siç shprehen disa media serbe. Nuk është e vërtet se kam qenë pjesë e grupit “Grobari”.
Gjersa më parë kur isha fëmijë bëja tifo me Cervena Zvezdën sepse na pëlqenin ngjyrat e saja, ngjyra e kuqe sikurse flamuri ynë të cilën në atë kohë nuk kishim drejtë ta valonim të lirë” ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për gazetën kroate “Vecernji List”, intervistë të cilën e kanë ribotuar sot shumë portale të rajonit duke përfshi edhe të Serbisë.
Përndryshe, Haradinaj i ka bërë ftesë popullit dhe shtetit serb që t`a njohë pavarsinë e Kosovës sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe afatgjate ndërmjet dy popujve dhe po ashtu një Ballkan paqësor dhe europian.