Lajme
Ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në Xhadën e vjetër
Ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në Xhadën e vjetër
Siç u paralajmërua ditë më parë, tashmë kanë filluar punët në asfaltimin e Xhades së vjetër në gjatësi prej 3km.
Deri të premtën është asfaltuar shtresa e parë, ndërsa ditëve në vijim do të asfaltohet dhe shtresa e asfaltbetonit, si shtresë finale.
Me këtë intervenim, qarkullimi në këtë segment rrugor do të zhvillohet në kushte shumë më të mira, në krahasim me të kaluarën.
Kërkesat e komunës së Preshevës drejtuar ndaj “Putevi Srbije” do të përfshijnë edhe pjesën e mbetur 4 km në territorin e komunës së Preshevës dhe 1 km në territorin e komunës së Bujanocit, në mënyrë që qytetarët tanë të kenë edhe një alternativë shtesë në drejtim të komunës së Bujanocit e mëtej.