Ende s’ka shumicë për zgjedhjet e KNSH-së, mundësi koalicioni
Partia për Veprim Demokratik (PVD) bartës i së cilës është Shaip Kamberi ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, paraprakisht do të marrin 5 këshilltarë.
Një vend më pak, 4, do ti kete Alternativa për Ndryshim (APN) e cila udhehiqet nga Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, Partia Demokratike e Shqiptare (PDSH) ka 2 këshilltarë, aq sa ka edhe Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, ndërsa 1 ka Sami Salihu nga LRPDSH.
Megjithatë, në afërsi të kalimit të pragut është “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”, AFEDS – Muharrem Salihu nga Medvegja, i cili në Medvegjë mori rreth 300 vota, por tani është duke pritur për rezultatet nga pjesa tjetër e Serbisë, veçanërisht në Beograd dhe Novi Sad.
Nëse kjo listë merr një mandat, atëherë Nagip Arifi mbetet në dy, ndërsa e kundërta do të ishte 3.
Në çdo rast, lojtari kyç mund të jetë Muharrem Salihu një biznesmen nga Medvegja me listën “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”.