Lajme

Në Preshevë për KNSH kanë votuar 7.319 votues apo 40,03 përqind nga numri i përgjithshëm me të drejtë vote

Në komunën e Preshevës gjatë procesit zgjedhorë për Këshillin Nacional Shqiptarë kanë votuar gjithsej 7.319 votues apo 40,03 përqind nga numri i përgjithshëm me të drejtë vote 18.281 votuesve.

Sipas koordinatorit të Trupit Punes për zgjedhjet e KNSH- së në Preshevë, Agim Ymeri procesi zgjedhorë ka kaluar në normalitet dhe njëherit ka falemderuar qytetarët e komunës sonë për pjekurinë qytetare që kanë treguar në procesin e votimin duke mos evidentuar asnjë problem me përjashtim të disa ankesave lidhur me listën zgjedhore.

APN ka fituar në këto zgjedhje 2599 vota apo 35,51 përqind, PD- 76 vota ose 1,04 përqind, PVD- 1629 vota ose 22,26 përqind, LR- 1207 vota apo 16,49 përqind, PDSH- 1700 vota ose 23,23 përqind dhe LP- 39 vota apo 0,53 përqind.

Related Articles

Back to top button