Nga 1 Janari rriten rrogat në sektorin publik
Sipas udhëzimeve për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019, të punësuarit në sektorin publik për vitin e ardhshëm mund të presin rritje të pagës nga 7% deri në 12%, ka njoftuar sot ministria e financave.
Rritjen më të madhe mund të presin punëtorët e shëndetësisë me 10 – 12% transmeton Spektri.
Shërbyesit e ministrisë së punëve të brendshme, agjensioneve të sigurisë dhe ministrisë së mbrojtjes mund të presin rritje të pagës për 9%.
Me 9% është paraparë që të rriten edhe pagat e punëtorëve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe në institucionet e arsimit të lart, por edhe punëtorët e mbrojtjes sociale.
Rritje për 8.5% mund të presin të punësuarit në administratën tatimore, si dhe në administratën doganore, ndërsa të punësuarit tjerë në sektorin publikë sipas planifikimeve të ministrisë së financave pritet të kenë rritje të pagës për 7%.