Lajme

Gjithçka duhet të dini për zgjedhjet në SHBA

Këtë të martë, 6 nëntor presidenti Trump do të mundohet të provjë popullaritetin e politikave të tij, ndërsa demokratët do përpiqen të marrin revansh. Deri më tani Partia Republikane që mbështet presidentin aktual ka shumicën në të dyja dhomat (Në foton poshtë, shigjeta majtas, Dhoma e përfaqësuesve dhe djathtas Senati) . Por me ‘midterms” kjo mund të ndryshojë sepse 1/3 e vendeve të senatit dhe të gjitha vendet e parlamentit do të rivotohen nesër. Zakonisht kjo lloj gare favorizon opozitën. Por nëse fitorja në dhomë e ulët duket e arritshme ajo e senatit ngjan pothuajse e pamundur për demokratët.

Në dhomën e përfaqësuesve janë ulur deri më sot 195 demokratë dhe 240 republikanë (grafika poshte). Për të mbërritur shumicën demokratëve u duhen 23 të zgjedhur më shumë. Këto vende nuk janë pak, por në kampin demokrat ka optimizëm për një arsye. Sepse 66 nga të zgjedhurit aktualë që nuk do të garojnë këtë të martë, 39 janë republikanë. Dhe duke humbur një avantazh shumë amerikan që çdo kongresmen i kaluar është i predispozuar të rizgjidhet, republikanët mund ta humbin shumicën dhe bashkë me të edhe mundësinë për të miratuar ligje. Trump dhe republikanët janë të shqetësuar nga humbja e shumicës në Kongres. Këtu fillon shumica e ligjeve, dhe nëse demokratët marrin kontrollin, ata do të kishin një ndikim të konsiderueshëm jo vetëm në prishjen e axhendës së Trump, por edhe do të promovonin axhendën e tyre.

Në senat situata është pak më ndryshe. Aty shifrat janë në favor të republikanëve. Ata e kanë kontrollin me 51 senatorë kundrejt 49 që kanë demokratët grafika poshte). Në zgjedhjet e 6 nëntorit në lojë janë 35 vende në senat, por nga këto vetëm 9 u përkasin Republikanëve dhe 26 u takojnë demokratëve. Dhe 10 nga këto 26 i takojnë shteteve ku Trump doli në krye në zgjedhjet presidenciale 2016. Pra përmbysja e senatit duket shumë e vështirë për demokratët. Por Senati është institucioni që mund ti pengojë më shumë politikat presidenciale.

Po ashtu është vota me 2/3 të senatit që vendos për shkarkimin e presidentit, i cili po përflitet kaq shumë. Demokratët kanë vendosur të mos flasin për këtë përpara zgjedhjeve, por nëse ata janë shumicë kur të nisë punimet Kongresi i ri në janar, ata mund të sillen ndryshe. Shumë nga anëtarët e sapozgjedhur, ka gjasa të ushtrojnë presion për këtë – veçanërisht nëse hetimi i Robert Myler del me fakte të dëmshme për presidentin.

Related Articles

Back to top button