Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e 10 nëntorit në Prishtinë
NJOFTIM
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë, patriot nga Kosova Lindore. Po i jetojmë momentet vendimtare për fatin e shqiptarëve të këtyre trojeve autoktone shqiptare. Nevojitet mobilizim, përkrahje e fuqishme e masave të gjëra popullore nga të gjithë trojet shqiptare, në veçanti nga shqiptarët të Kosovës Lindore.
Është momenti që mos të kursehemi, pa dallim ngjyre partiake, ideologjike, fetare të gjithë të rreshtuar në një zë, për të mbështetur çdo iniciativë që senzibilizon opinionin vendorë dhe ndërkombëtarë për jetësimin e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore të drejtën natyrale të bashkimit me Kosovën.
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB – së njofton të gjithë qytetarët, bashkëkombësit, patriotët e Kosovës Linodore, se shoqata “Çamëria” – Kosovë, organizon MARSHIN PËR BASHKIM, më 10. 11. 2018, (ditë e diele) ora 11 në qendër të Prishtinës te sheshi “SKËNDERBE”.
Marshi organizohet në mbështetje të fuqishme për të realizuar vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore bashkangjitja e këtyre trojeve me shtetin e Kosovës.
Ju njoftojmë të gjithëve se shkuarja për në Prishtinë bëhet në mënyrë të organizuar, nisja me autobus bëhet në orën 9.
Të dëshmojmë pjekuri politike, vetëdije kombëtare. Të bashkuar do t’i tregojmë botës mbarë se korigjimi i padrejtësive historike mbi shqiptarët e Kosovës Lindore do të rishikohet.
Sot kur po bisedohet për bashkimin, të gjithë do të jemi të bashkuar në sheshin “SKËNDERBE” në Prishtinë.
Kryrtar i OVL UÇPMB – së,
Preshevë Nazmi Hajredini.