Lajme
Marsh për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën
Shoqata Çamëria sot në Prishtinë do të organizojë “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës.
Marshi do të nisë nga Biblioteka Kombëtare në orën 11:00 dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Skënderbeu”.
Qytetarët me këtë rast ftohen të jenë pjesë e marshit paqësor, ndërkohë që Shoqata Çamëria sqaron se nuk ka të bëjë me parti politike, por për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.