LajmeMagazina

Aksident zinxhirë, përplasen dhjetëra vetura në Shkup

Një karambol ku janë përfshirë 19 makina ka ndodhur sot në rrugën qarkore të Shkupit, te fshati Vollkovë.
Policia bëri me dije se aksident ndodhi për shkak të dukshmërisë së ulët dhe lagështisë në rrugë. 
Sipas të dhënave paraprake, gjithçka nisi kur dy makinat u përplasen me njëra-tjetrën dhe më pas edhe makinat e tjera u përfshinë në aksident.
Autoritetet saktësuan numrin e makinave që u përfshinë në aksidentin masiv të mëngjesit të sotëm, si dhe të personave që morën dëmtime.
Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë gjithsej 19 makina. 
Si pasojë e aksidentit, 9 persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në klinikat e Shkupit. 
Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mendohet se kanë të bëjnë me dukshmërinë e ulët për shkak të mjegullës.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button