Lajme
Albin Kurti: Ne nuk jemi kundër popullit serb
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka komentuar tentimin e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton “zëri.info”.
Kurti ka thënë që nuk është kundër popullit serb e as që do jetë ndonjëherë.
“Ne nuk jemi kundër popullit serb, ashtu siç kurrë nuk kemi qenë dhe kurrë nuk do të jemi. Nuk i barazojmë serbët me Serbinë, ashtu qysh nuk e barazojmë pjesëtarin e një populli me veprimet e një shteti”, ka shkruar ai.