Lajme

PVD dhe PDSH fillojnë bisedimet për koalicion në KNSH, a do ti bashkohet edhe PD?

Nga zgjedhjet e Këshillit Nacional që u zhvilluan në fillim të muajit, rezultati nxjorri fitues të zgjedhjeve Partin për Veprim Demokratik.

Nga këto zgjedhje PVD fitoi 6 këshilltarë të kuvendit, 4 këshilltarë i mori APN, ndërsa nga 2 këshilltarë fituan PD dhe PDSH si dhe 1 këshilltarë e fitoi LRPDSH-ja.

Nga këto rezultate, duke e pasur parasysh fushatën parazgjedhore shumë leht u kuptua se bartëse e mandatit të ardhshëm do të jenë PVD dhe PDSH, që e përbënin shumicën prej 8 këshilltarëve nga 15 sa janë gjithsejt.

Sipas burimeve jozyrtare të Televizionit Spektri takimi i parë i bisedimeve në mes PVD-së dhe PDSH-së është mbajtur dje ku është biseduar për kualicionin e ardhshëm në KNSH.

Por Televizioni Spektri nga burimet e saj merr vesh se sot gjatë pasditës është caktuar edhe takimi i parë i bisedimeve në mes PVD-së dhe PD-së, që një marrëveshje e mundshme me këta të fundit mund të jetë një befasi për të gjithë. Jozyrtarisht Spektri merr vesh se një fillim i ri bashkpunimi është propuzuar nga kryetari i Komunës Shaip Kamberi në mënyrë që të ulet tensioni në mes shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Related Articles

Back to top button