Fjalori Enciklopedik i Kosovës anashkaloi shumë emra nga Lugina e Preshevës
(Disa fjalë lidhur me Fjalorin Enciklopedik të Kosovës I-II, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2018)
Shkruan: Xhemaledin SALIHU, profesor
Fjalorin Enciklopedik të Kosovës nuk e lexova të gjithin, por vetëm zërat dhe njësitë e Luginës së Preshevës, andaj edhe do të bëjë fjalë në këtë shkrimin tim vetëm për pjesën e zërave dhe njësivë nga Lugina e Preshevës.
Të ceku se Fjalori Enciklopedik është i mirë se ardhur për studiuesit e lëmive të ndryshme,sepse në te gjejnë informacione shkencore për zërat dhe njësitë nga Kosova,për Shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, është me vlerë dhe ka peshë shkencore e informative.
Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës janë përfshirë kryesisht zërat nga politika, arsimi, kultura, informimi dhe njësitë e Luginës së Preshevës:Sadik Ademi, Fikret Ahmedi, Nexhati Ahmedi, Xhemail Ahmedi, Adem Ahmeti, Ali Ahmeti, Idriz Ajeti, Hfz Avni Aliu, Qerim Arifi, Arsimi shqip në Preshevë, Adnan Asllani, Nijazi Azizi, Zylfi Azizi, Ejup Bajrami, Raif Bajrami, Vehbi Bajrami, Banja e Bujanocit, Banja e Sijarinës, Avni Behluli, Demir Behluli, Ibrahim Behluli, Galip Beqiri, Ahmet Bilalli, Xhemush Bina, Lam Breznica, Hamdi Daci, Nexhat Daci, Ramadan Daci, Ahmet Dedi, Xhevdet Dula, Dali Emërllahu, Sabedin Ethemi, Bejar Fazliu, Ibrahim Fejzullahu, Jonuz fetahaj, Shukri Fetahu, Fortifikata e Preshevës, Mark Gashi, Mirko Gashi, Muharrem Gashi, Llukman Halili, Avni Halimi, Halit Halimi, Riza Halimi, Shkëlzen Halimi, Mentor Haliti, Sabedin Haliti, Selami Hallaçi, Abdullah Hamiti, Rexhep Hasani, Sevdail Hyseni, Lulzim Ibishi, Informimi në Luginë të Preshevës, Nebi Islami, Jeton Ismaili, Rexhep Ismajli, Isme t Jonuzi, Rafet Jonuzi, Sherif Jonuzi, mehmet Jusufi, Hasan Kadriu, Nerimane Kamberi, Shaip kamberi, Ibrahim Kelmendi, Zenel Kelmendi, Abdullah Krashnica, Dërgut Krashnica, Xheladin Kurbalia, Skënder Latifi, Adem Limani, Musa Limani,mexhid Mehmeti, Medreseja e Preshevës, Moravica e Preshevës, Jahi Murati, Ragmi Mustafa, Shaip Mustafa, Vesel Nuhiu, Hevzi Nuhiu, Vaxhid Nuredini, Bardhyl Osmani, Avni Presheva, Eshtref Qahili, Sami Qerimi, Ajet Rainca, Ibrahim Ramadani, Qani Ramadani, Baki Rexhepi, Ramadan Rexhepi, Jashar Sahiti, Abedin Selimi, Halil Selimi, Jusuf Selimi, Selim Selimi, Ali Syla Staneci, Limon Staneci, Fehmi Sylejmani, Haki Sylejmani, Shaban Shabani, Ymer Shabani, Shaqir Shaqiri, SHKA “Abdulla Krashnica”, Shpella e Ilincës, Shaban Xheladini, ndoshta edhe ndonjë tjetër që nuk e kam verëjtur në shfletim të Fjalorit Enciklopedik.