Lajme

Sot 8 vite u bë inaugurimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës (Foto, Video)

Me iniciativën e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe Komunës së Preshevës është marrur vendimi që të vendoset lapidari në qendër të Preshevës. Vendosja e lapidarit kishte për qëllim përkujtimin e të gjithë dëshmorëve të rënë në konfliktin e armatosur në mes okupatorëve serb dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe në të njëjtën kohë ishte një llojë kryengritje në vetvete për të shprehur moskënaqësinë e qytetarëve të Luginës së Preshevës ndaj qeverisë serbe.

Me date 16 11.2012 me fillim në ora 13:00 është bërë inaugurimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë gjatë luftës së lavdishme të UÇPMB-së.

Sot bëhen 8 vite nga inaugurimi i pllakës përkujtimore e cila ka qëndruar aty deri më 20 janar të vitit 2013 pasi u hoq nga forca të mëdha të xhandarmërisë serbe në sytë e qytetarëve të komunës së Preshevës.

Presheva.AL ju sjell ekskluzivisht fotot dhe videot e marrura gjatë inaugurimit të pllakës përkujtimore në qendër të qytetit

Video materiali i siguruar nga Kjo eshte Presheva Jone | Presheva.AL

Related Articles

Back to top button