Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar!

Para pak çastesh është nënshkruar marëveshja mes fituesit të zgjedhjeve për Këshill Nacional – Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe subjektin e katër të këtyre zgjedhjeve – Partinë Demokratike Shqipëtare (PDSH).

Parimet që do të mbizotërojnë për këtë mandat do të jenë:

– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë.

Vlen ti ripërmenden edhe rezultatet përfundimtare të mbajtura më 04.11.2018:

Për anëtarë të Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, listat zgjedhore kanë fituar numër të votave, respektivisht mandate, si vijon:

Lista zgjedhore ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM (APN) – SHQIPRIM ARIFI, ka fituar 3.723 vota apo 4 mandate,

Lista zgjedhore PARTIA DEMOKRATIKE – Dr sc NAGIP ARIFI, ka fituar 2.358 vota apo 2 mandate,

Lista zgjedhore PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – SHAIP KAMBERI, ka fituar 4.719 vota apo 6 mandate,

Lista zgjedhore Sami Salihu – Lëvizja për Reforma, ka fituar 1.223 vota apo 1 mandat,

Lista zgjedhore PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE – Dr. Sc. RAGMI MUSTAFA, ka fituar 1.725 vota apo 2 mandate dhe

Lista zgjedhore Shoqata Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi – Muharem Saljihu, ka fituar 385 vota apo 0 mandate.

Related Articles

Back to top button