Nuk u aprovua raporti i punës së Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë
Kanë vazhduar sot punimet e seancës së shtatë dhe tetë të kuvendit komunal në Preshevë. Në këtë seancë nuk u aprovua raporti i punës së Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë. Këshilltarët opozitarë ishin të zëshëm lidhur me këtë çështje duke e quajtur të turpshëm veprimin e pozitës. Ndërsa pozita ka arsyetuar refuzimin përtë kaluar raporti i këtijë institucioni meqë sipas tyre gjatë këtijë viti nuk ka funksionuar normal ky institucion. Këshilltarët shumicë në foltore të kuvendit kanë drejtuar gishtin tek drejtoresha, Sinavere Shaqiri e cila nuk ka menaxhuar siç duhet me mjetet dhe organizimin edukativo- arsimorë.
Ndërsa në anën tjeetër këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik dhe këshilltari i BDL-sl kanë lëshuar sot mbledhjen e kuvendit me arsyetimin për mos funksionim normal të punimeve të kuvendit. Debatet në mes të këshilltarëve pozitë- opozitë kanë vazhduar edhe më tej nga radhët e APN- LRPDSh dhe këshilltarët e PDSH-së duke akuzuar njëra tjetrën për të bëmat gjatë qeverisjeve të pushteteve lokale. Polemika nxiti më tepër tema lidhur me emërimet dhe shkarkimet e drejtorëve në institucionet publike në komunën e Preshevës. Në vazhdimine seancs së tetë me shumicë votash u aprovua edhe Plani detal rregullativ në bashkësinë lokale Çukarkë që ka të bëjë me hapjen e një fabrike nga kompania West Line në këtë lokacion.