Lajme

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Sh.K. ‘’Abdulla Krashnica’’ organizon manifestim për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit (Video)

Komuna e Preshevës në bashkpunim me Shtëpinë e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ organizonë manifestim për 28 nëntorin ditën e flamurit…

Ky manifestim i organizuar nga komuna dhe shtëpia e kulturës do të mbahet në oborrin e komunës së Preshevës, ku para të gjithë të pranishëmve fillimisht do të marrë fjalën kryetari i komunës më pas do të ketë valle të ndryshme nga shoqata kulturore artistike ‘’Zëri i Luginës’’ recitime ku dhe këngëtarët preshevarë Nefa dhe Buli do të performojnë para të gjithë të pranishmëve.

Rreth këtij organizimi për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit festë kjo shumë e madhe për të gjithë shqipëtarët foli zëdhënësi i kabinetit të kryetarit z.Mendurim Presheva.

Z.Presheva tha se komuna e Preshevës së bashku me shtëpinë e kulturës para objektit të komunës ka organizuar një manifestim ku ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë manifestim dhe të jemi të gjithë së bashku në këtë festë të madhe për të gjithë shqipëtarët.

Kryetari i komunës fillimisht do të festojë së bashku me të gjithë qytetarët ndërsa më pas do të udhëtojë për në Tiranë pasi që ka ftesë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta për të festuar 28 nëntorin ‘’Ditën e Flamurit.

Zëdhënësi i kabinetit të kryetarit ftoi të gjithë qytetarët që nesër para godinës së komunës në ora 10:00 të gjithë së bashku të dalim dhe të festojmë festën e 28 Nëntorit.

Related Articles

Back to top button