Lajme

LRPDSH mesazh urimi për ditën e flamurit

Të nderuar shqiptarë, Të nderuar qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës, Të nderuar anëtarë, simpatizantë, aktivistë dhe ju mbështetës të LR-PDSH-së,

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë.

Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shumë jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.

Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Pra, edhe një herë:

Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntori.

Related Articles

Back to top button