Shqiprim Arifi: Uron Skender Destanin për penzionimin e tij pas shuarjes së BDL-së
Shqirpim Arifi ne konferencen per media pas mbledhjes se keshillit Komunal te Presheves ka uruar z.Skender Destanin per pensionimin e tij ne politike dhe shuarjen e subjektit te tij BDL-se.
Në portale të ndryshme dhe në gjithë opinionin e gjërë në Preshevë ka plasur lajmi që partia e dr.Skender Destanit, Bashkimi Demokratik i Luginës është shuar, e cila është shkrirë si subjekt politik në Partinë për Veprim Demokratik.
Rreth këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i cili tha se për mua BDL ka qenë e shkrirë, nuk është për tu çuditur.
Shkrirja e BDL-së dhe konflikti fizik që kanë pasur në mes Riza Halimit dhe Skender Destanit tregon se këta njerëz kanë luajtur lojëra me qytetarët e Luginës së Preshevës vite me rradhë.rtvaldi.com
Ju këtij vendi nuk jeni duke i bërë mirë, e as nuk i keni bërë mirë, ju këtij vendi i keni bërë keq, ju duhet të ikni të gjithë, si dhe urojë dhe të tjerëve me rradhë si Ragmi Mustafës & Shaip Kamberit që pensionin ta shijojnë siç është më mirë kështu u shpreh kryetari Arifi.
Bashkimi Demokratik I Luginës ishte 14 vite në skenën politike.