Lajme

Komuna e Preshevës përfiton edhe një projekt në mbrojtje të mjedisit!

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata në mes të Komunës së Preshevës dhe Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit, për projektin: Përgatitja e dokumentacionit teknik për sanimin dhe rikultivimine deponisë më të madhe jo sanitare Przar të Komunës së Preshevës, me vlerë prej 4,500,000 dinarë.

Qëllimi i përgjithëshëm i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve të komunës së Preshevës.

Kompletimi i dokumentacionit teknik hapë rrugët për implementimin e mëtutjeshëm të eleminimit të deponive ilegale në komunën tonë.

Gjithashtu i shtonë vlerë dhe e plotëson projektin e mëparshëm për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e transfersatcionit, i cili është në prag të përfundimitdhe është financuar nga Ministria e Ekonomisë disa muaj më parë.

Related Articles

Back to top button