Lajme

Shoqata Muhaxhirëve e Luginës së Preshevës reagim nda deklaratës kuturu të deputetit Daut Haradinaj

SHOQATA E MUHAXHIREVE PER LUGINEN E PRESHEVES

Reagim ndaj deklarates kuturu te deputetit Daut Haradinaj

Z. Daut Haradinaj jam nje veprimtar i çeshtjes kombètare, njèkohesisht bashkèvuajtes me xhaxhain tènd Smajl Haradinaj, ne burgun famèkeq te Pozharevcit dhe ate ne pavilonin e 7. Ku i kaluam se bashku disa vite ne te njejtèn kthinè apo qeli te ketij burgu per ate idenè ton te madhe: “ME KOSOVÈ, TOPLICÈ, ILIRIDÈ, MAL I ZI E ÇAMÈRI SHQIPÈRIA ESHTÈ NJË”!
I nderuari deputet D. Haradinaj, projektet dhe elaboratet edhe per kete pjesè strategjike te gjeografisè shqiptare per Luginen e Presheves, janè projektuar krahas elaborateve serbe per eleminimin e qenies biologjike te shqiptareve si kolektivitet i etnisè sè tyre qindra dhe mijèra vjeçare. Prandaj planet dhe metodat morbide te Serbisè per Luginen e Presheves nuk ndrishojnè fare nga ato tè para luftès ne Kosovè mè 1999.
Siç janë: 1). Arestimi, torturimi dhe dènimi pa fakte tè disa pjestarève te ushtrisè sonè te lavdishme UÇPMB-sè.
2). Perngjekja e veprimtarève politik te Lugines se Presheves.
3). Vazhdushmeria e aparatit represivè permes zhandarmerisè serbe, gjithèkund neper lokalitetet e ketyre komunave shqiptare nga aparati represiv i Beogradit.
4). Fluturimi dhe defilimi i avioneve serb shumè ulèt mbi kulmet e shtepive te luginasve.
5). Ndalimi i simboleve kombètare nga aparati represivè i Beogradit.
6). Ndalimi dhe konfiskimi i librave shqip nga Kosova, me arsyetim se ato pèrbajnè tema nacionaliste shqiptare.
7). Mbyllja dhe largimi i puntorève shqiptar nga fabrikat dhe ofiçinat te ndryshme ne keto tri komunat shqiptare.
8). Arrestimi dhe vrasja e menaxhereve shqiptarè te firmave private ne Presheve dhe Bujanoc etj.
Keto masa represive z. D. Haradinaj, Serbia i bene me tè vetmin qellim hegjemonist qe shqiptareve te ketyre trojeve dardane, t’ua bejè jetèn e padurueshme. E qè kèta te fundit t’i braktisin vatrat e tyre shekullore sìç ishte rasti i Toplicës dhe i Çamerisè te para dhe pas kongresit te Berlinit 1878.
Z. D. Haradinaj, xhamitë dhe objektet tjera té kultit islam tè shqiptarève nè Luginè te Presheves jané objektet tè trashigimisé tonè kombètare, neper kèto xhami z. D. Haradunaj gjatè historisè sé pergjakshme shqiptare u vrane dhe u masakruan shqiptarèt e kesaj pjese te Shqiperise se Vjeter Verilindore. Shumè imam para dhe pas luftes se dytè botèrore u burgosèn dhe u persekutuan si pjestare e te famshmes NDSH-sè, disa tè tjerè muarèn pjesé edhe ne luften e UÇK-sè dhe nè ate te UCPMB-sé, e se berit Shqiperiné-Shqiperi.
Andaj z. D.Haradinaj, eshtè ne ndergjegjen tènde ta tèrheqish deklaratèn tènde perçarèse dhe fyese dhe t’u kèrkosh falje shqiptarève te Lugines, qe edhe mè tutje eshtè nen diktatin dhe represionin e Serbisé vrastare.

Me shumè respek Kryetari i muhaxhereve 1878.

Reshat AVDIU
21.12.2018, Preshevè.

Related Articles

Back to top button