APN ka ardhur për t`i dhënë njëherë e përgjithmonë fund vjedhjes së popullit
Kumtesë
Për të sjellur sqarimet konkrete (jo ankime) për mbarëvajtjen e seancave në organin më të lartë legjislativ lokal po publikojm një fjalim të këshilltarit nga subjekti i PDSH-së Shpat Aliu, në seancën e IX-të të mbajtur ditë më parë. Është evidente dhe ka një dinamik që flet qartë që individe të caktuar nga kasta e stërvjetëruar e PVDSH-së me një violencë gojorë dhe agresivitet të paparë ndonjëherë në Kuvendin Komunal në Preshevë, po tentojn të shkelin dhe nëpërkëmbin institucionet që mbajnë në këmbë një vend demokratik. Argumenti i zavendësuar nga fyerja, atakimet personale dhe familjare, shantazhet, shpifjet, konspiracionet dhe ulurimet nga persona të implikuar në krime duke ushtruar përvoja korruptive në pushtetin e Ragmi Mustaftës po anatemojn liderët e zgjedhur demokratik për të kamufluar politikën e tyre të maskarenjëve dhe kusarëve të ushtruar në dekada si histori e zhgënjimit në Komunën tonë, meqë siç kemi faktizuar disa herë se ata nuk dojn vendin po vetëm pushtetin.
Ne jemi këtu, për t`i dhënë njëherë e përgjithmonë fund vjedhjes së popullit nga kasta e një sistemi represiv të stërvjetëruar që ka ekzektuar më së mirti politikën dhe interesat serbe në Komunën tonë dhe që njihet botërisht si hipokrit i nivelit të lartë duke u shitur “kombëtarë” dhe mbrojtur interesat e tyre personale dhe klanore nga sistemi i pushtetit qendror. Nuk ka gjasa se mundet të ri-shkruhet dhe revizionohet historia e dekadave të pushtetit të Ragmi Mustafës i cili ka zhvilluar një sistem korruptiv i cili ka sjellur kalbëzimin e këtij vendi duke u rradhitur personalisht si njëri nga më të pasurit në vendin tonë. Ragmiu ka degraduar të gjitha institucionet dhe organet lokale dhe mbanë përgjegjësi për disfatën e vendit tonë me ndihmën e organeve shtetërore sipas agjendës “përçaj dhe sabotoj”. Në misionin e tij regresiv dhe si oportunist i denjë nuk kurseu as personat më mirë të vendit tonë, si veterantët dhe dëshmorët e lirisë të luftës së lavdishme të UçPMB-së, duke vendosur lapidarin para ndërtesës së administratës komunale dhe trumbetuar që nuk guxon njëri të largoj atë. Siç dihet vetëm pak muaj më vonë, pas retorikave të tij ndihmuese për politikën radikale serbe (vetëm një vitë më vonë ishin planifikuar zgjedhjet parlamentare në Serbi) më 20 janar të vitit 2013 është larguar lapidari nga forcat e xhandarmërisë, kështu për të dalur fitues qarqet e caktuara politike serbe dhe mundësuar politikën e tyre radikale dhe represive ndaj qytetarëve të Komunës së Preshevës, ndërkaq personalisht për Ragmi Mustafën nuk ka pasur konsekuenca të evidentuara. Vetëm dy vite më vonë, Ragmi Mustafa (gjithashtu Skender Destani, atëherë BDL tash PVD) i hareshëm me dorën në zemër, disa metra larg vendit ku ndodhej lapidari, priti Vuçiqin dhe i dhuroi një mirënjohje për angazhimin e tij për Luginën e Preshevës. Një hipokrizi e rrallë dhe turpërim kolektiv i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përpos korrupsionit, nepotizmit dhe familjarizmit të ushtruar denjësisht në pushtetin e tij famëkeq, Ragmiu tani si opozitarë ka shtrirë tentakulat e tij përmes personave të njohur për qytetarët e Komunës sonë, për të kamufluar historikun e disfatave të tija dekadore dhe sabotuar mbarëvajtjen e legjislatorit komunal. I paetur dhe i pangopur për pushtet totalitar, Ragmiu sjell agresivitetin dhe sulmet barbare si në rastin e seancës së IX-të nga Shpat Aliu.
Këshilltari Aliu, ish anëtarë dhe këshilltarë i PVD-së, i hutuar nga ideologjia farsë dhe mashtruese kuazi “kombëtare” e Ragmiut, dhe për arsyje të njohura për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës është bartur në subjektin e PDSH-së. Shpat Aliu, si lajkatarë i pushtetit famëkeq të Ragmiut, ka shërbyer si vegël personale për të mbrojtur epokën e korrupsionit, robërimit dhe skllavërimit të ushtruar nga Ragmi Mustafa. Suksesi i tij politiko-ekonomik është rritur nga Ragmiu dhe përfundon me Ragmiun, ndërkaq kjo sjell nervozizmin dhe agresivitetin e paparë në seancat e Kuvendit komunal. Shpati është këshilltari i cili publikisht ka përshëndetur uzurpimet e pronave publike, duke arsyetuar zyrat e uzurpuara të PDSH-së, për të këshilluar pushtetin tonë që ashtu si ata kanë vepruar kur ishin në pushtet, kemi të drejtë edhe ne të kapim zyret komunale për nevoja partiake. I edukuar nga politika e PVD-së lokaliste, Shpat Aliu është këshilltarë i parë që ka kritikuar këshilltarët, të ashtuquajtur sipas tij nga Bashkësia lokale Preshevë për vendimin e marrur për mos aprovimin e raportit të entin parashkollorë në seancën e kaluar. Një metodë antiqytetare përçarëse dhe antikombëtare e ushtruar edhe nga shefi i tij “i pastër si loti” Ragmi Mustafa.
Sidoqoftë, APN synon një rrugë pozitive të shpresës që së bashku do t`ia dalim edhe në kohëra të vështira, për të ndaluar konjukturën politike të interesave klanore, shpërdorimin dhe abuzimin në kurriz të qytetarëve të Komunës së Preshevës, meqë të stërvjetëruarit si feudal ekononomiko-politik që njihen botërisht, janë plagët e kësaj shoqërie që i ekzektuojn më së miri interesat e shtetit ku jetojm.
Këshilli për Informim i APN-së
Preshevë, 21.12.2018