Lajme

Realizohet filmi ”Tregimi Ynë” nga Trupi Koordinues, përfshihen fëmijët e tre nacionaliteteve (Video)

Tregimi Ynë, kështu quhet projekti i realizuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky projekt është realizuar nga Trupi Koordinues dhe ”Fondacioni për shoqëri të hapur” si dhe në bashkëpunim me dy shkollat fillore në Preshevë, shkollën fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” dhe shkollën fillore në Stacionin hekurudhor ”Vuk Karaxhiç”, pra janë të përfshirë të gjithë fëmijët apo nxënësit e tre nacionaliteteve shqiptare, serbe dhe rome, rtvaldi.com

Nxënësit e këtyre dy shkollave fillore kanë realizuar një film me metrazh të shkurtër të titulluar ”Tregimi Ynë”, ku nxënësit në këtë film kanë paraqitur dhe kanë përçuar mesazh se si duhet të bashkëpunohet në mes tre nacionaliteteve, ku në mes vete kanë zhvilluar lojra të ndryshme për fëmijë.

Ky film u paraqit para të pranishmëve ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Trupit Koordinues, profesorë të dy shkollave fillore, dhe nxënësit e shkollës fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” dhe ”Vuk Karaxhiç”.

Katarina Rajdoviq përfaqësuese e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, tha se ky projekt është me një rëndësi të madhe që këta nxënës të njihen në mes veti të krijojnë raporte të mira në mes veti.

Ivana Cereniç nga qendra për politikë arsimore ndahet e kënaqur në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit e këtyre 3 nacionaliteteve.

Edhe mësimdhënësit e dy shkollave fillore në Preshevë, shkollës fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” dhe ”Vuk Karaxhiç” shprehen të kënaqur me realizimin e këtij filmi ku pjesëmarrës ishin nxënësit e këtyre dy shkollave.

Në fund u ndanë edhe nga një mirënjohje falemnderuese për pjesëmarrësit e këtij filmi.

Related Articles

Back to top button