Lajme

PDSH dhe PVD ofendojnë 50.000 të rinjë luginas që jetojnë e veprojnë në Diasporë

PDSH dhe PVD ofendojnë 50.000 të rinjë luginas që jetojnë e veprojnë në Diasporë. Politikanët e vjetër po ofendojnë të rinjtë e diasporës që janë të gatshëm të kthehen dhe të veprojnë në vendlinjen e tyre, tha kështu në portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Dy vjet radhazi dëgjojmë çdo ditë akuza të lloj llojshme duke thënë se ja erdhi një prej Gjermanisë dhe ai ka mision. Kryetari i komunës, Shiprim Arifi ka potencuar se në këtë mënyrë ata po përçojnë mesazhe tek të rinjtë e diasporës se një luginas i lindur dhe i shkolluar në Evropë është i papranueshëm për shoqërinë tonë ku më shumë se 20 vite jetuan me mentalitetin komunist e që frymën evropiane e kanë zor për ta kapur.

Kryetari Arifi në deklaratën publike ka kërkuar nga lidershipi i Luginës që të konsolidohen shpirtërisht e intelektualusht dhe të pranojnë realitetin se ata kanë humbur besimin qytetarë. Arifi foli edhe për përgjegjësinë që do ta ketë para ligjit këshilltarja e PVD-së, Ardita Sinani për keqpërdorim të detyrës .

Gënjeshtra e një femre intelektuale është dy herë gënjeshtër andaj elektori i Preshevës nuk meriton të gënjehet dhe për këtë këshilltarja Ardita Sinani po jep mesazhin më të keq për një femër në politik, ka thënë kryetari Arifi. Qasja dhe komunikimi i sajë në opinionin publik ka ngjallur reagime jo të mira tek qytetarët me theks të veçantë tek femrat.

Related Articles

Back to top button