LajmeMagazina

AP: Gjuha E Slobodan Millosheviçit Po Rikthehet Në Serbi

Agjencia botërore e lajmeve, Asociated Press ka shkruar një artikull për Serbinë, ku thekson se ekziston frika që shteti serb ti kthehet regjimit të hekurt nacionalist.
“Gjuha e urrejtjes është në rritje. Propaganda anti-perëndimore mbush valët ajrore. Gazetarët liberalë hiqen nga puna. Nacionalistët flasin për ripërcaktim kufijsh në Ballkan. Vrasjet në stilin e mafias. Të gjitha këto dukuri janë të njëjta sikundër në kohën e Slobodan Milloshevic”, thuhet në artikull.
AP vlerëson se ndërkohë që Serbia ka një rol tepër të madh në rajon dhe duhet të reflektojë paqe, përkundër Beogradi zyrtar nuk po e bën këtë, por po nxit në masë nacionalizmin dhe irredentizmin.
“Retorika e zhurmshme dhe në rritje e nacionalistëve serbë, e toleruar, në mos e trimëruar nga qeveria, ka nxitur te shumëkush pyetjen për kthimin e politikave të njohura të Millosheviqit, me gjithë qëndrimin pro-BE të proklamuar nga qeveria aktuale e djathë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksandar Vuçiq”, vlerësohet më tej.
Agjencia e njohur e lajmeve thekson se Serbia po ndodhet në një mëdyshjeve të raporteve mes Brukselit dhe Moskës, ku nga njëra anë dëshiron integrimin në BE dhe nga ana tjetër mban krahun e Moskës sa i përket konfliktit në Ukrainë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button