LajmeMagazina

Pagesat Për Rrymë Në Preshevë Dhe Bujanoc Janë Përmirësuar

Kontrollimet në teren dhe vendosja e shtëpizës së orë matësit për harxhim të rrymës kanë dhënë rezulatet, thonë drejtuesit e elektrodistribucionit, transmeton presheva.com.
“Eshtë tipike që humbjet janë më të mëdha në Preshevë dhe Bujanoc, dhe në këto hapsira po punohet më shumë që të zvoglohen humbjet, diku janë rreth 26%” thotë drejtori i elektrodistribucionit në Vranjë Goran Nikoliq.
Banorët e Preshevës dhe fshatrave përeth thonë se me rregull e paguajnë rrymëm, por edhe situata ekonomike është e rëndë.
“Ka pengesa, por është edhe bashkëpunimi i mirë me policinë e Vranjës dhe gjyqin, andaj edhe incidentet që paraqiten i zgjidhim me ndihmën e tyre” ka thënë drejtori i elektrodistribucionit.
Pagesa për rrymë është më e mirë, më shumë 90% e banorëve paguajnë me rregull llogaritë për rrymë elektrike.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button