Në Preshevë temperaturat ranë deri në -10 gradë
Rajoni i Preshevës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -12 gradë.
Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm.
Te gjithe rruget jane te kalueshme por duhet kujdes i shtuar nga shoferet.
Reshjet gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në gjithe Luginen, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Karadakun e Presheves rreth 35 centimetra.
Mot i ftohtë me temperatura maksimale të ditës nën ose rreth zeros vazhdon edhe në ditët në vijim. Sot dhe nesër paradite do të ketë reshje të dobëta lokale të borës dhe do të fryj erë veriperëndimore kohë pas kohe e përforcuar.
Temperaturat e mëngjesit në periudhën e ardhshme do të jenë shumë të ulëta posaçërisht nëpër male ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën në mëngjes kur temperatura do të ulet për 16 gradë nën zeron, ndërsa pritet në pjesën më të madhe të vendit temperatura të ulet nën -10.
Reshje të mëdha të borës priten të mërkurën.