LajmeMagazina

Novi Sad: Sulmohen ashkalinjtë pasi u menduan se janë shqiptarë

Tre pjesëtarë të një familje që i përket komunitetit ashkali janë sulmuar gjatë natës në një rrugë të Novi Sadit për shkak se kanë biseduar në një gjuhë që sulmuesve iu ka tingëlluar si shqip, raportojnë mediat serbe.
Duke u kthyer në shtëpi, në orët e vona të natës, familja është përballur me një djal dhe vajzë të re serbe.
Me t’i dëgjuar duke folur, djali dhe vajza serbe kanë filluar t’i sulmojë me grushta dhe shkelma çiftin ashkali dhe djalin e tyre të vogël.
Banorët e lagjës ku ka ndodhur sulmi e kanë njoftuar policinë serbe pasi i kanë dëgjuar britmat e viktimave.
Sidoqftë, sipas Jahir Toplicës, udhëheqës i një shoqate të këtij komuniteti në Novi Sad ka thënë se kur policët i kanë kapur sulmuesit, djalit vetëm i kanë thënë “vlla, nuk është dashur të sulmohen”, ndërsa vajzës sulmuese as një fjalë nuk iu kanë thënë, transmeton indeksonline.
Toplica thotë se pas kësaj bisede, policët serbë janë përshëndetur përzemërsisht me sulmuesit.
I njeti thotë se ky nuk është sulmi i parë ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti duke menduar se janë shqiptarë pasi edhe më parë një ashkali është sulmuar fizikisht pasi është dëgjuar duke folur në telefon.
“Sulmuesi i kishte thënë viktimës, mos fol shqip, këtu nuk është Shqipëri”, thotë Toplica.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button