Lajme

Daçiq ia këndon Kaljinkën Putinit në Beograd (Video)

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka mbajtur premtimin për t’i kënduar presidentit rus, Vladimir Putin, që vizitoi Beogradin, të enjten.

Një video e postuar nga B92, tregon ministrin Daçiq duke kënduar këngën ruse Kaljinka, ndërsa presidentët e Rusisë dhe të Serbisë, por edhe shumica e pjesëmarrësve ndjekin ritmin e muzikës.

Sipas këtij mediumi Daçiq, gjatë kësaj mbrëmje solemne, gjithashtu këndoi edhe Ryabinushka.

Gjatë vizitës së Putinit në Beograd, u nënshkruan më shumë se njëzet marrëveshje mes dy shteteve. Presidenti Aleksandar Vuçiq vendosi që t’i bëjë dhuratë Putinit një qen të Sharrit.

Related Articles

Back to top button